Kronikë

Vetaksident në Mitrovicë, lëndohet një person

Aksident

Ilustrim

Një person është lënduar në një vetaksident trafiku të dielën në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Sipas njoftimit policor, vetura ka dalë nga rruga, e i lënduar ka mbetur ngasësi.

“Lëndime ka pësuar shoferi i veturës. Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njësiti policor i  trafikut po merret me rastin.