Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një grua në Mitrovicë të Jugut, rasti iniciohet si “hetim mbi vdekjen”

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një grua ka vdekur në orët e para të së mërkurës në Mitrovicë të Jugut, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë të enjten, rasti ka ndodhur rreth orës 01:15. Viktima ishte në shtëpinë e saj kur gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.