Çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë krahasuar me 24 orëshin e kaluar. Për 1.39 euro do të shitet të enjten, aq sa ishte edhe të mërkurën.
E benzina është shtrenjtuar për një centë të enjten krahasuar me një ditë më parë, nga 1.35 në 1.36 centë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas çmimeve maksimale të lejuara për derivate nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, litri i benzinës sot në Kosovë kushton 1.36 euro, e ai gazit 0.68 euro.
Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit. Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës.
