Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sebastien Desabre, përjetoi një moment tronditës pas humbjes ndaj Anglia të mërkurën në Kampionatin Botëror, kur gjatë konferencës për shtyp u njoftua publikisht për vdekjen e babait.
Kongo u mposht me rezultat 2:1 nga Anglia, me Harry Kane që realizoi dy golat e fitores, duke e kualifikuar ekipin anglez në fazën e 16 më të mirave, ku do të përballet me Meksikën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, pas ndeshjes, vëmendja u zhvendos nga futbolli te ngjarja tragjike. Në fund të konferencës për shtyp, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kongos ndërhyri për të bërë një njoftim të papritur.
“Faleminderit. Dëshirojmë të njoftojmë se përzgjedhësi ka humbur babanë e tij. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë ai në gjuhën frënge.
Pas këtij njoftimi, konferenca u ndërpre menjëherë. Desabre u shfaq i tronditur nga mënyra se si u bë publik lajmi dhe, pasi falënderoi shkurtimisht, u largua nga salla.
VIDEO:
🌍⚽️C’est comme que le Coach Sébastien Desabre a appris la disparition de son père ! #Mondial2026 #Desabre #RDC 🇨🇩 pic.twitter.com/P3ktvOajNo