Një person ka vdekur derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur para rreth dy javësh në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ishte regjistruar më 27 maj 2026, rreth orës 15:20.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
Artikuj të ngjashëm