Tre persona janë arrestuar të mërkurën mbrëma në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, pasi dyshohen për posedim dhe shitje të substancave narkotike.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 23:30 janë ndaluar dy automjete, në të cilat ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për të cilët ekzistonte dyshimi se po merreshin me shitjen e narkotikëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit, te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram, si dhe 330 euro para të gatshme.
Më pas, gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 33 qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 96 gramësh, katër qese me substancë të dyshuar të llojit kokainë me peshë 0.34 gram, si dhe 1,000 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.