Policia e Kosovës po e heton një rast të therjes në Viti.
Një person është therur nga një i dyshuar të hënën, derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
I dyshuari gjendet në arrati, derisa rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik
-
Mbrëmë u ther një person në sheshin “Nënë Tereza”
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Theret me thikë një burrë në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
-
Theret me thikë një person në Prishtinë