Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulm ndaj personave zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë, katër të lënduar

Foto ilustrim

Të paktën katër persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht të dielën në Qendrën Korrektuese në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur në mëngjes.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kanosje”, ndërsa Policia po vazhdon hetimet lidhur me incidentin.