Një grua është arrestuar në Prizren nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim të lehtë trupor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, derisa e dyshuara fillimisht kishte fyer e më pas kishte sulmuar zyrtarin policor, duke e goditur me shqelm në momentin kur ai ishte duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve.
Policia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, e dyshuara ka shfaqur rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarës i është ofruar trajtim mjekësor në stacion policor, ndërsa edhe zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Deçan
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë