Dy persona janë therur të enjten në Istog, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike dhe është transferuar në QKUK.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se tjetri i cili është duke u trajtuar, është jashtë rrezikut për jetë. Sipas tij, bëhet fjalë për të mitur.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Nikçi.
Përveç Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurorja dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, shtoi Nikçi.
-
Tre të mitur u arrestuan për tentim vrasjen e djeshme në Istog
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh