Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për veprën penale “vrasje”, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Danimarka.
Ai u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH).
Arrestimi i tij u krye në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.F., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Kërkohej nga Danimarka për vrasje, arrestohet në Prishtinë
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren
-
Një muaj paraburgim ndaj të miturit për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"