Një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident në fshatin Koshare të Ferizajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
Vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.