Kronikë

Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë - Shtime

aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur e katër tjerë janë lënduar në aksidentin mes një veture e një autobusi në rrugën Suharekë-Shtime në mbrëmjen e të dielës. 

Dyshohet se vetura ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në shiritin e kundërt duke u ndeshur frontalisht me autobusin, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

Në aksident vdiq një pasagjer, 28-vjeçar, që ishte në veturë, ndërsa drejtuesi i veturës ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për trajtim. Tre të lënduar tjerë janë dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit. Prokurori ka urdhëruar që të ndalohet drejtuesi i automjetit. 

“Suharekë / 28.09.2025 – 19:50. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, ndërsa katër persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës duke u ndeshur frontalisht me autobusin. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që i dyshuari (drejtuesi i veturës) të ndalohet, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.