Në Ferizaj po mbahet Kampionati Ballkanik për volejbollistet deri në 17 vjet. Pos Kosovës po marrin pjesë edhe Turqia, Moldavia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Tashmë janë zhvilluar dy xhirot e para.
Të martën volejbollistet e reja të Kosovës pësuan 3:0 në sete nga Mali i Zi. Dy sete përfunduan 25:17, ndërsa një tjetër 25:16.
Të mërkurën Kosova luajti me Turqinë dhe pësoi humbje edhe më të rëndë. Sërish rezultati ishte 3:0 në sete në të mirë të Turqisë. Në njërin set Kosova mori 19 pikë, në një 10 e në një 11.
Artikuj të ngjashëm