Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjashtë gola në Rrogozhinë, Egnatia barazon me Celjen

Egnatia

Gjashtë gola u shënuan në Rrogozhinë të mërkurën mbrëma, por ndeshja mes Egnatias dhe Celjes nuk dha fitues. 

Egnatia dhe Celje barazuan 3:3 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Skuadra shqiptare që udhëhiqet nga Edi Martini kaloi e para në epërsi me golin e mbrojtësit Eneo Bitri. 

Mario Kvesiq dhe Armandas Kuçys shënuan më pas për Celjen sllovene për 2:1, në minutat 45 dhe 54. 

Egnatia shënoi sërish katër minuta më vonë. Realizator për 2:2 ishte Fernando Madeiros. Kvesiq për Celjen, ku paraqiten edhe Milot Avdyli dhe Veton Tusha, realizoi në minutën e 66-të. 

Tri herë kampionia e tri edicioneve të fundit në Shqipëri nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 78-të për 3:3. Ibrahim Diabate e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Edhe Mbyllet aventura e Egnatias në Evropë Futboll 11 muaj më parë Mbyllet aventura e Egnatias në Evropë

Avdyli te Celje luajti deri në minutën e 80-të, ndërsa dhjetë minuta lojë i kishte Tusha, ish-futbollisti i Dritës. 

Ndeshja kthyese luhet më 28 korrik. Skuadra që avancon, luan në rrethin e tretë kualifikues të Championsit me fituesin e ndeshjes Ararat-Armenia – Shamrock Rovers. Humbësit e këtyre dy ballafaqimeve takohen në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.