Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një 56-vjeçar në Skenderaj

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një 56-vjeçar është gjetur i vdekur në një fshat të Skenderajt afër vendbanimit të tij.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar emergjenca e QKMF-së në Skenderaj, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.  Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 56-vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar: ‘Hetim mbi vdekjen’”, thuhet në njoftim.