Është gjetur një 36-vjeçar i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.
Sipas njoftimit, M.S. kishte probleme psikike herë pas here. Sipas familjarëve në momentin e kontaktit të fundit ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë.
“Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare. Nga veprimet e shpejta policore është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë me datë 28.04.2026. Po të njëjtën ditë, i njëjti kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur. Në koordinim me stacionet tjera policore dhe veprimeve operative në terren, me datë 17.05.2026 rreth orës 10:00, nga Stacioni Policor në Deçan është pranuar informatë se personi M.S. është gjetur në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese policore”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se familjarët janë njoftuar lidhur me rastin, ndërsa sipas informatave të para gjendja e tij për momentin është stabile.