Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fillon seanca për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq

Ka filluar seanca e parë gjyqësore për tre zyrtarët që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e deportimit të 6 shtetasve turq.

Në seancë janë të pranishëm të tre të akuzuarit: ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjyqtarja e rastit, Violeta Namani Hajra ka konstatuar prezencën edhe të përfaqësuesve të të dëmtuarve avokatin Urim Vokshi.

Tek sa i ka deklaruar të dhënat personale, ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi ka deklaruar që aktualisht është sekretar në presidencë ndonëse KOHA javën e kaluar ka raportuar se për Gashin, Komisioni Disiplinor ka vendosur unanimisht për shqiptimin e masës disiplinore largim nga shërbimi civil.