Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Arrestim

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima.

Sipas informacioneve nga hetimet, të dyshuarit pas sulmit i kanë futur viktimat në një veturë pa dëshirën e tyre dhe i kanë dërguar në një kafiteri.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në tri lokacione të lidhura me të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga si dhe një shufër metalike.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.