Një grua 56-vjeçare ka humbur jetën pasi ra në një pus të hapur kanalizimi në Manhattan të New Yorkut.
Viktima, Donikë Gocaj, po dilte nga vetura e saj kur ra në pusin e hapur të hënën mbrëma, raportuan autoritetet policore.
Policia ka thënë se ka pranuar një telefonatë emergjente në orën 23:19 dhe, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, e ka gjetur gruan pa ndjenja rreth tre metra nën nivelin e rrugës.
Ajo u transportua në qendrën më të afërt mjekësore, ku më pas u shpall e vdekur. Sipas “The New York Times”, Gocaj ka lënë pas një vajzë, një djalë dhe dy nipër.
Autoritetet thanë se ende nuk dihet pse mungonte kapaku i pusit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. Nuk është arrestuar askush lidhur me incidentin.
Edhe
Vdiq një 46-vjeçare në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë
Edhe Con Edison, kompania që merret me çështjen e puseve në Manhattan, ka nisur hetime për rastin. Në një reagim për mediat amerikane, një zëdhënës i kompanisë ka thënë se janë “thellësisht të pikëlluar” për vdekjen e gruas dhe se siguria mbetet prioritet kryesor.
Rastet e puseve të pambuluara nuk janë të rralla në New York. Sipas Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit, gjatë këtij viti janë pranuar mbi 700 ankesa për kapakë të munguar të puseve kanalizuese në qytet.