Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së shpejti do ta vazhdojë kontratën me kampionin në fuqi të Italisë, Napolin.
Sajti “Calcionapoli24” ka shkruar të premten se në ditët në vijim do të finalizohet marrëveshja e re mes Napolit dhe Rrahmanit.
Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit me përvojë përfundon në vitin 2027.
Me kontratën e re, Rrahmani do të jetë pjesë e napolitanëve deri në verën e vitit 2029. Ai do të ketë edhe rritje të dukshme të pagës. Do t’i fitojë 4 milionë euro në sezon.
31-vjeçari Rrahmani është pjesë e Napolit prej vitit 2020 kur ishte transferuar nga Verona për 15 milionë euro. Rrahmani me Napolin i ka fituar dy tituj të kampionit në Itali.