Trajneri Cristian Chivu të martën në mëngjes është takuar me drejtuesit e Interit.
Arsyeja e takimit ishte për të diskutuar planet për të ardhmen dhe mundësinë e zgjatjes të kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sky Sport Italia” ka raportuar se në mbledhje është diskutuar që t’i vazhdohet Chivus kontrata edhe për dy vjet të tjera.
Kontrata aktuale e Chivus skadon në qershor të vitit 2027. Rumuni Chivu me kontratën e re pritet ta drejtojë Interin deri në vitin 2029. Pritet të ketë edhe rritje të dukshme të pagës.
Në takim morën pjesë presidenti Beppe Marotta, si dhe drejtorët Piero Ausilio dhe Dario Baccin.
Chivu në edicionin e parë si trajner i Interit e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë.
45-vjeçari e ka drejtuar Interin në 57 ndeshje duke shënuar 38 fitore, shtatë barazime dhe 12 humbje.
Chivu më herët ka qenë trajner i skuadrës tjetër italiane, Parma.