Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë të arrestuar për kërcënimin e votuesve në Graçanicë

arrestim - pranga

Pesë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “cenim të vullnetit të lirë të votuesve” në komunën e Graçanicës, gati dy javë para mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të martën se, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë, ka ndërmarrë veprime hetimore pas raportimeve në media dhe deklarimeve të ministrit në detyrë për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me kërcënimin e votuesve në këtë komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Në njoftim thuhet se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që ngrenë dyshime për përfshirjen e tyre në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me këtë vepër penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues e ligjor në Kosovë.