Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, gjatë një konference të mbajtur ditë më parë bëri akuza të rënda duke pretenduar se 18 pikë i janë vjedhur Realit nga arbritrat këtë edicion në La Liga.
Perez bëri akuza edhe ndaj Barcelonës. 79-vjeçari deklaroi se Barça ka “vjedhur” disa tituj të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerezit iu kundërpërgjigj portieri i Barcelonës, Joan Garcia.
Spanjolli Garcia u shpreh se nuk janë të vërteta deklaratat e bëra nga Perezi.
“Kushdo që e ka parë La Ligan, çdo ndeshje, e di që këto fjalë nuk janë të vërteta. Jemi të qetë dhe të lumtur me Kupën që na u dha pas El Clasicos”, ka thënë 25-vjeçari, shkruan të martën “MundoDeportivo”.
Deklaratat e forta të Perezit ditë më parë i komentoi edhe mesfushori Fermin Lopez.
“Ajo që ka thënë Florentino Perez nuk mund të jetë e vërtetë sepse kanë luajtur Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez. Është e pamundur që Barcelona t’i ketë vjedhur titujt e ligës”, kishte deklaruar Lopez.