Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu i frikësohet shitjes së avionëve amerikanë Turqisë

tr

Foto: Associated Press

Disa orë pasi presidenti amerikan tha se po shqyrton shitjen e avionëve F-35 Turqisë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu doli kundër idesë. Në një intervistë për CNN, Netanyahu paralajmëroi se shitja e avionëve më të avancuar amerikanë “nuk e bën Turqinë një shtet miqësor për SHBA-në”.

Në përshkallëzim të mosmarrëveshjes me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Netanyahu tani e përshkroi Ankaranë si “një regjim i infektuar nga Vëllazëria Myslimane, e cila e urren SHBA-në”. Organizata Vëllazëria Myslimane në shumë shtete konsiderohet terroriste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai nuk është një aleat model i SHBA-së. Ai kërcënon ta shkatërrojë shtetin tim, të vetmin shtet hebre”, ka thënë Netanyahu.

Netanyahu shtoi se do t’i kërkojë presidentit Donald Trump që të mos ia shesë Turqisë avionët, duke pretenduar se me këtë gjë do të shkatërronte “ekuilibrin e fuqive në Lindjen e Mesme”.

Trump pritet të sinjalizojë në Turqi se është i gatshëm t'iu shesë avionët luftarakë F-35. Nuk është ende e qartë se si, saktësisht, Trumpi planifikon ta anashkalojë ndalimin e Kongresit për shitjen e këtyre avionëve luftarakë. Megjithatë, ai deklaroi përpara udhëtimit se synon të mbërrijë në Turqi me një "dhuratë" për presidentin Erdogan, e cila "do ta bëjë atë shumë të lumtur".

Trumpi ia ndaloi Turqisë blerjen e avionëve F-35 të prodhimit amerikan në vitin 2019, pasi vendi bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400. Ai e bëri këtë me hezitim, duke fajësuar administratën Obama për krijimin e kësaj situate dhe duke shprehur mirëkuptim për Erdoganin, i cili, sipas tij, ishte "vendosur në një situatë shumë të vështirë".

Kongresi e përfshiu këtë ndalim në ligj në vitin 2020 dhe përcaktoi se avionët F-35 mund t'i transferoheshin Turqisë vetëm nëse ajo nuk do ta zotëronte më sistemin S-400, raporton CNN.

Sistemi rus është ndërtuar për të mposhtur teknologjinë amerikane të avionëve "stealth", gjë që ka bërë që zyrtarët në Washington të shqetësohen se, nëse Turqia do të merrte F-35, sistemi rus mund të përdorej për të mbledhur informacione të vlefshme mbi këtë avion luftarak të gjeneratës së pestë.