Futboll

Prishtina firmos me sulmuesin portugez

Luis Mota

Prishtina është forcuar me futbollist nga Portugalia.

Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar, Luis Mota. Ai është zhvilluar te Porto B dhe skuadra tjera portugeze. Ka edhe shtetësi të Brazilit.

Edicionin e kaluar me Porto B i luajti katër ndeshje në kategorinë e dytë portugeze dhe e realizoi një gol.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina. Falënderoj udhëheqësinë e klubit për besimin që më kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, ka thënë Mota për sajtin zyrtar të Prishtinës.

Skuadra prishtinase ka bërë ndryshime të shumta në përbërje këtë verë.