Vllaznia e Shkodrës ka kaluar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi me përmbysje eliminoi skuadrën letoneze, Daugavpils.
Vllaznia udhëtoi në Letoni pasi një javë më parë u mposht befasisht në Shkodër 0:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor sot, skuadra që drejtohet nga Edi Martini tregoi tjetër fytyrë dhe triumfoi 2:4 – pavarësisht që ishte në disavantazh 2:1.
Në rundin e dytë, Vllaznia e pret fituesin e ndeshjes Malisheva – Vikingur Reykjavik. Ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, islandezët e fituan 0:1.