Gonçalo Ramos, Kang-in Lee dhe Lucas Chevalier mund të largohen në afatin kalimtar veror nga skuadra e Paris Saint-Germainit.
Këtë e ka bërë të ditur të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tre lojtarët po shqyrtojnë largimin, me synimin që të kenë më shumë hapësirë loje dhe rol më të rëndësishëm në ekipet e tyre të ardhshme.
Që të tre janë të pakënaqur me minutat që kanë pasur në dispozicion.
Atletico Madridi kishte shprehur interesim për transferimin e Ramosit dhe Kang-In Leen që nga muaji janar.
Portugezi Ramos në 45 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat në edicionin 2025/26 shënoi 12 gola dhe bëri dy asistime. Në shumë prej ndeshjeve, 24-vjeçari u inkuadrua nga pjesa e dytë.
Ndërsa 25-vjeçari Kang-in Lee kontribuoi me katër gola dhe pesë asistime në 39 paraqitje.
24-vjeçari Chevalier e nisi edicionin si portier titullar, por në ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol.