Sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, nuk ka bërë udhëtimin për në SHBA, të martën, pasi dokumentet e tij të udhëtimit ishin duke u shqyrtuar.
“Fatkeqësisht, Breel Embolo, aktualisht nuk është në gjendje të udhëtojë për në SHBA me ekipin”, ka thënë federata zvicerane e futbollit, duke shtuar se autorizimi i udhëtimit të tij nuk ishte më i miratuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për miratimin e njohur si ESTA, përkatësisht për Sistemin Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit.
Embolo është dashur të fluturojë nga Zurichu në mesditën e së martës.
“Në 10:30 u njoftuam se kërkesa e tij për ESTA ishte vënë nën shqyrtim të mëtejshëm”, ka njoftuar federata, pa dhënë më shumë detaje.
Nuk është e qartë pse SHBA-ja ka shqetësime në lidhje me 29-vjeçarin Embolo, i cili kishte probleme të mëparshme me autoritetet në Gjermani dhe Zvicër rreth pandemisë COVID-19.
Në federatë presin që Embolo të udhëtojë më vonë të martën apo më së largu të mërkurën për në SHBA.