Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vrarë në Kenia gjatë protestave kundër një qendre amerikane për Ebola

Kenia

Foto: Associated Press

Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje në qytetin Nanyuki të Kenias qendrore, mes protestave kundër planeve të SHBA-së për të krijuar një qendër izolimi për Ebolën, në një bazë ushtarake aty pranë.

Një nga viktimat është qëlluar ë një zonë afër Bazës Ajrore Laikipia, ku po zhvillohej një demonstratë. Ai vdiq pasi ishte dërguar në spitalin e qytetit nga miqtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima tjetër ishte i vdekur kur është dërguar në spital nga ushtarët.

Rrethanat e vdekjes së tyre nuk janë të qarta dhe zyrtarët nuk kanë komentuar për këtë çështje. Një zëdhënës i policisë i ka nthënë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk ishte në dijeni të ndonjë vdekjeje.

Të hënën, qindra demonstrues kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit, duke bllokuar rrugët dhe duke djegur goma, ndërkohë që policia u kishte hedhur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Udhëheqësi i komunitetit, Patrick Ëahome, i ka thënë BBC-së se njëri prej atyre që vdiq është qëlluar kur "po kthehej në shtëpi pasi mbylli biznesin e tij".

Plani i SHBA-së për të krijuar një strukturë trajtimi për Ebolën në Kenia ka ngjallur shqetësim publik në lidhje me rreziqet e infeksionit ndërkufitar.

Qendra e izolimit me 50 shtretër do të ketë personel mjekësor amerikan dhe synon të trajtojë qytetarët amerikanë të prekur nga shpërthimi aktual në Republikën Demokratike të Kongos.

Kenia nuk ka regjistruar asnjë rast Ebole deri më tani.

Të premten e kaluar, Gjykata e Lartë ka thënë se hapja e qendrës duhet të ndalet pasi një grup i të drejtave të njeriut hapi një çështje duke pretenduar se struktura paraqiste "rreziqe të rënda dhe të menjëhershme" për shëndetin publik.