Skuadra nga Malta, Hamrun Spartans, ka arritur sukses historik. Është kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa e eliminoi Zhalgirisin e Lituanisë.
Zhalgirisi në të kaluarën kishte eliminuar Ballkanin dhe Strugën në raundin e parë kualifikues të Championsit, por këtë herë u ndal në Maltë. Zhalgirisi e fitoi 2:0 ndeshjen në Vilnius, javën e kaluar.
Hamruni fitoi po ashtu 2:0 të martën mbrëma në Maltë. Shifrat nuk ndryshuan pas dy vazhdimeve dhe kështu sfida u vendos në penallti. U gjuajtën plot 28 penallti, ndërsa Hamrun Spartans fitoi 11:10. Disa prej lojtarëve gjuajtën penallti për herë të dytë.
Hamruni për herë të parë do të paraqitet në raundin e dytë kualifikues të Championsit.