Skuadra e Malishevës ka mbërritur në Reykjavik të Islandës të mërkurën.
Te skuadra malishevase vlerësojnë se janë gati për ndeshjen kthyese të raundin të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
“Skuadra ka mbërritur në kryeqytetin islandez dhe është gati për sfidën e kthimit ndaj Vikungur Reykjavik”, shkruan në njoftimin e Malishevës.
Malisheva humbi javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga Vikingur Reykjavik me rezultat 1:0. Me disfatën në “shtëpi”, Malishevës i janë zbehur gjasat për avancim në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Për Malishevën, është hera e dytë që po paraqitet në Evropë. Vjet u ndal në raundin e parë kualifikues të garës së njëjtë.