(Lajm i përditësuar 20:05) -Lëvizja Vetëvendosje ia ka marrë sërish ulësen e 52-të Partisë Demokratike të Kosovës duke e lënë atë me 22 ulëse në Kuvend.
Aktualisht janë numëruar 45-74 për qind e votave të diasporës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje ka 45.52% apo 345,220 vota, Partia Demokratike e Kosovës, 20.11% apo 152,502 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.12% apo 129,863 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.92% apo 52,499 vota.

PDK-së i rikthehet mandati i 23-të
(Lajm i përditësuar) - I është rikthyer sërish mandati i 23-të Partisë Demokratike të Kosovës, pas numërimit të 92.58 për qind të votave.
Kjo pasi me numërimin 92.51 për qind të votave, LVV-së iu shtua mandati i 52-të të cilin e mori nga PDK-ja.
Aktualisht po numërohen votat me postë.
Aktualisht LVV-ja ka 45.49 për qind e votave apo 344.588 vota, PDK-ja 20.12 për qind të votave apo 152.451 vota, LDK-ja 17.13 për qind apo 129.770 vota, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.93 apo 52.482 vota.

LVV-së i shtohet edhe një mandat, e pëson sërish PDK-ja
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të mbi 40 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora. Në këtë fazë të numërimit, partia ka fituar mbi 69 për qind të votave të procesuara.
Kjo është ulësja e katërt shtesë që Vetëvendosje ka fituar falë votave nga diaspora. Fillimisht, nga votat e numëruara brenda Kosovës, partia kishte siguruar 48 mandate parlamentare.
Ky është mandati i tretë i cili është marrë nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila aktualisht ka 22 mandate. Një mandat i është marrë edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka 19 ulëse dhe një tjetër Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka zbritur në shtatë nga tetë sa i kishte sipas projeksioneve të mëhershme.
Sipas rezultateve të deritanishme të përgjithshme, Vetëvendosje ka 45.48 për qind të votave, duke mbetur forca më e madhe politike në vend. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.11 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.14 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pak më pak se 7 për qind të votave.

Për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota në Kuvend. Në mandatin e kaluar, Vetëvendosje arriti ta formojë qeverinë me mbështetjen e deputetëve nga komunitetet joshumicë.
Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në procesin e votimit, një çështje që ishte ndër arsyet kryesore që çoi vendin në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në zgjedhjet e fundit votuan rreth 725 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit e ushtruan të drejtën e votës përmes përfaqësive diplomatike ose me postë.