Kapitenia e Suedisë në futboll, Kosovare Asllani, ka thënë se e respekton Anglinë por nuk ka frikë nga kampionia në fuqi e Evropës.
Ajo tha se te Suedia kanë besim dhe se janë të etura për fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aspekti fizik ka qenë gjithmonë pikë e fortë në ekipin tonë dhe kjo është diçka që duhet ta shfrytëzojmë. Anglia ka shumë talente dhe ne i respektojmë shumë, por gjithashtu kemi një plan loje drejt të cilit kemi punuar. Gjëja më e rëndësishme është të jemi me këmbë në tokë dhe t’i analizojmë ato. Shpresojmë që të mund ta zbatojmë planin tonë të lojës me sukses”, ka thënë Asllani në konferencën e mbajtur për media të mërkurën.
Ndeshja çerekfinale e Evropianit ndërmjet Suedisë dhe Anglisë luhet të premten nga ora 21:00.
Evropiani po mbahet në Zvicër, ndërsa Asllani e ka udhëhequr Suedinë në tri ndeshjet e fazës grupore me tri asistime dhe një gol.