Raphinha ka shkëlqyer me dy gola për t’ia mundësuar Barcelonës triumfin në garën për Superkupë të Spanjës.
Në finale, të dielën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit.
Finalja u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.
Barcelona e ka fituar Superkupën spanjolle për herë të 16-të, që është rekord. Real Madridi mbetet me 13 trofe të Superkupës.
Finalja ishte dramatike, por u dominua nga Barça.
Golin e fitores 3:2, braziliani Raphinha e shënoi në minutën e 73-të. Ai realizoi me asistim të Dani Olmos, ndërsa topi u devijua rrugës për në portë.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 2:2. Raphinha shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të.
Vinicius Junior barazoi në 1:1 në minutën e dytë shtesë. Ai shënoi supergol pas një depërtimi individual. Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë për 2:1 në të mirë të Barcelonës shënoi Robert Lewandowski.
Por 21-vjeçari Gonzalo Garcia shënoi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë për 2:2.
Raphinha realizon tjetër gol, Barcelona kthen epërsinë
Sulmuesi brazilian Raphinha ka realizuar golin e dytë të ndeshjes dhe Barcelona po udhëheq 3:2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës. Raphinha realizoi në minutën e 73-të me devijim.
Goli:
S'ndalet drama, barazon Madridi
Real Madridi ka barazuar në 2:2.
Në minutat shtesë shënoi edhe Gonzalo Garcia.
Ai shënoi në minutën e gjashtë shtesë.
Goli:
Barça kthen epërsinë
Robert Lewandowski ka shënuar për epërsinë 2:1 të Barcelonës.
Ai shënoi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Goli:
Supergol nga Vinicius Jr
Real Madridi ka barazuar në 1:1 në ndeshjen ndaj Barcës.
Vinicius Jr shënoi supergol në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Goli:
Barça në epërsi
Barcelona ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Madridit. Raphinha shënoi gol të bukur në minutën e 36-të.
Goli:
Gjysmë ore lojë, pa gola në "El Clasico"
Rezultati mbetet 0:0 në klasiken mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Tashmë kanë kaluar 30 minuta në finale të Superkupës spanjolle.
Barça po dominon plotësisht, por Thibaut Courtois deri më tani ishte i pamposhtur.
Nuk starton Mbappe, Lewandowski në krye të sulmit te Barça
Janë zbuluar formacionet startuese të derbit Barcelona – Real Madridit.
Barça dhe Reali nga ora 20:00 në “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite do të takohen në finale të Superkupës së Spanjës.
Te Reali në formacionin startues mungon ylli franvez, Kylian Mbappe.
Ndërsa sulmit të Barçës do t’i prijë Robert Lewandowski.
