Futboll

Jashari nuk u përfshi në ekip për Superkupë, Tare po punon për transferimin e tij

Ardon Jashari

Pas transferimit të Samuele Riccit dhe Luka Modriqit, Milani me Igli Taren drejtor sportiv, është duke punuar në transferimin e tre lojtarëve të tjerë. 

Bëhet fjalë për Ardon Jasharin, Pervis Estupinanin dhe Marc Pubillin. 

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar të dielën se Milani është në nxitim për t’i finalizuar edhe këto tri marrëveshje. 

Mesfushori i talentuar i Club Brugget, Jashari, nuk u përfshi në ekipin e klubit belg për ndeshjen e Superkupës së Belgjikës ndaj Royale Unionit. 

Mediumet italiane kanë shkruar se një takim mes menaxherit të Jasharit dhe Tares është bërë të shtunën në zyrat e klubit të madh italian. 

22-vjeçari Jashari fitoi disa çmime individuale në sezonin e kaluar, ndërsa ishte prej më të mirëve.

Mesfushori i pati katër gola të shënuar e gjashtë asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat. U shpall lojtari më i mirë në Belgjikë.