E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është e pasigurt. Zhegrova mund të largohet nga Juve pas vetëm një viti.
Gazetari Romeo Agresti ka raportuar se Zhegrova nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për edicionin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i Kosovës nuk ka pasur shumë hapësirë te Juve në edicionin 2025/26.
E përfundoi kampionatin pa shënuar gol dhe pa regjistruar asistim.
27-vjeçari në të gjitha garat luajti vetëm 525 minuta. Në shumë prej ndeshjeve u inkuadrua nga pjesa e dytë.
Për sulmuesin e krahut ka interesim nga disa skuadra turke si Trabzonspor e Beshiktash.
Zhegrova me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në verën e vitit 2030.