Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy golat e bukur të Asllanit e bëjnë Elversbergun lider

Fisnik Asllani

Dy gola të shënuar nga sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, kanë bërë që Elversbergu të dielën ta fitojë ndeshjen e xhiros së 16-të të Bundesliga 2, dhe të dalë në vendin e parë. 

Me dy golat e Asllanit dhe një të Maurice Neubauerit, Elversbergu fitoi në udhëtim te Braunschweigu, 3:0. 22-vjeçari Asllani fillimisht realizoi në minutën e 62-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e nisi vet aksionin dhe më pas shfrytëzoi hutinë në mbrojtjen vendëse për 1:0.  Golin e dytë që e shënoi në minutën e 79-të, ishte edhe më i bukur. 

Ai e kaloi një kundërshtar, më pas edhe portierin, për ta dërguar topin në portën e zbrazët. 

Tani ka 10 gola e pesë asistime në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.  Golin e tretë mysafirët e shënuan në minutën e parë të kohës shtesë. 

Elversbergu, Kolni dhe Paderborni kanë nga 28 pikë pas 16 ndeshjeve, por skuadra e Asllanit e ka goldallimin më të mirë.