Drejtori Pierluigi Tami, beson se Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, mund ta arrij objektivin minimal në Kupën e Botës 2026 – çerekfinalen.
Ai ka thënë se Zvicra synon të paraqitet në Botëror me futboll bindës si në kualifikimet për Botërorin që nis më 11 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pres që ne të luajmë të njëjtin futboll bindës si në kualifikimet, me cilësi, intensitet dhe qëndrueshmëri. Dhe duam të fitojmë tre ndeshjet në fazën e grupeve”, ka thënë Tami në konferencë për shtyp të hënën.
Zvicra është në Grupin B me Katarin, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kanadanë. Zvicra për herë të fundit në çerekfinale u paraqit në vitin 1954.
“Jemi gati për një rrugëtim të gjatë”, thotë ai. Helvetikët udhëhiqen nga kapiteni, Granit Xhaka.
Te Zvicra është ftuar edhe mesfushori i Milanit, Ardon Jashari.