Mohamed Salah pritet të jetë kapiten i Egjiptit në Botërorin 2026 pasi është ftuar në listën preliminare me 27 futbollistë.
33-vjeçari, i cili do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit pas nëntë vjetësh, ka shënuar 67 gola në 115 paraqitje për Egjiptin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë ftuar edhe Omar Marmoush dhe Hamza Abdelkarim, që luan te Barcelona U19.
Mostafa Mohamed i Nantesit është lënë jashtë listës nga përzgjedhësi Hossam Hassan.
FIFA ka përcaktuar numrin prej 26 lojtarëve që duhet të dorëzohen në listën finale, dhe përzgjedhësi Hassan, duhet ta largojë njërin.
Egjipti do të luajë ndaj Brazilit në miqësoren e 6 qershorit në Cleveland.
Egjipti është në Grupin G me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Iranin.