Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fodeni dhe “i shokuari” Maguire e humbin Botërorin

Harry Maguire

Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, pritet të mungojë në listën e Thomas Tuchelit me 26 futbollistët që do të jenë pjesëmarrës në Kupën e Botës. 

Përzgjedhësi gjerman i “Tre Luanëve” do ta publikojë listën për Botërorin 2026 të premten. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, do të mbetet jashtë listës po ashtu. 

33-vjeçari ka thënë se është “i shokuar dhe i shkatërruar” pas këtij vendimi. 

Të dy ishin në listën e Thomas Tuchelit në muajin mars për miqësoret ndaj Japonisë dhe Uruguait, ndonëse Fodeni nuk ka pasur vazhdimësi të paraqitjeve në këtë edicion për Cityn. 

“Kisha vetëbesim se do të luaja rol madhor në verë për shtetin tim pas sezonit që kam pasur. Jam i shokuar dhe i shkatërruar nga vendimi. U uroj lojtarëve më të mirën”, ka shkruar Maguire. 

Jashtë listës së Tuchelit pritet të mbetet edhe bashkëlojtari i Maguires te Manchester Unitedi, Luke Shaw, pavarësisht sezonit shumë të mirë. 

Shaw ishte në listën preliminare të Tuchelit me 55 futbollistë dhe kishte shumë kërkesa për përfshijen e tij në skuadër. 

Por, me Dan Burnin e Neëcastlet dhe Nico O’Reillyn e Manchester Cityt që pritet të ftohen, Shaw pritet të mungojë. 

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, po ashtu pritet të mbetet jashtë listës, edhe pse futbollisti i Arsenalit, Noni Madueke, pritet të ftohet. Ai do t’u bashkohet bashkëlojtarëve Bukayo Saka dhe Declan Rice. 

Mungesa e Maguires dhe Tomorit mund ta hap derën për përfshirjen e John Stonesit në skuadër, pavarësisht se ai ka munguar gjatë për shkak të lëndimit. 

Tuchel e sheh Stonesin si lojtar kyç, por ka pasur dyshime për gjendjen fizike të lojtarit që do të largohet nga Manchester City. 

Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colëill, i cili ka munguar për kohë të gjatë shkaku i lëndimit në gju, shpreson në ftesë pasi ishte i përfshirë në skuadrën preliminare. 

Ka pritshmëri që mesfushori i Brentfordit, Jordan Henderson, i cili pëlqehet nga përzgjedhësi Tuchel, do ta ruajë vendin e tij. 

Kupa e Botës, që organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, nis më 11 qershor. 

Foden i ka luajtur 49 ndeshje për Anglinë por ka qenë titullar në vetëm 22 ndeshje të Premier Leagues te City në këtë edicion. Ai i ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 32 paraqitje. 

Maguire ndërkohë i ka 67 ndeshje për Anglinë dhe i ka shënuar shtatë gola. Më herët për BBC-në ka thënë se e pret me padurim ftesën për në Kupën e Botës. 

“Mendoj se do të jetë Kupa e Botës e fundit për shtetin tim. Kam qenë në dy dhe kam munguar në Evropian para dy vjetësh për shkak të lëndimit, dhe kjo më dhemb shumë. Kështu dua që të shkojë, dhe do të isha i gatshëm për çfarëdo roli që më jep trajneri”, kishte thënë ai. 

Anglia luan miqësore para turneut final ndaj Zelandës së Re dhe Kosta Rikës, ndërsa e nis kampanjën e Botërorit kundër Kroacisë më 17 qershor. Anglia në grup do të luajë edhe ndaj Ganës dhe Panamasë.