Pasi ka bërë shaka për vonesën në samitin në Egjipt pasditen e së hënës, Trumpi ka thënë se do të takohet me disa kombe atje.
Samiti, i cili do të mbahet në Sharm el-Sheikh, do të diskutojë një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Izraelit dhe Hamasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 20 udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Emmanuel Macron, do të marrin pjesë.
"Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite", ka thënë Trumpi.
Presidenti amerikan ka shtuar se shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.
Ai i ka thënë Netanyahut se "bota po e do përsëri Izraelin".