Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se arriti qëllimin me sulmin mbi Kharkiv

Kharkiv

Ushtria ruse tha se është arritur qëllimi pas sulmit në rajonin e Kharkivit, ku mbi 520.000 banorë kanë mbetur pa ngrohje, pa energji elektrike dhe pa ujë.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se sulmi masiv ishte preciz me rreze të gjatë veprimi, derisa shtoi se shënjestër ishin objektet e infrastrukturës energjetike. Qëllimi u arrit. Të gjitha objektet janë goditur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulme masive me disa viktima janë regjistruar edhe në Kursk.

Disa ndërtesa banimi janë goditur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia zgjodhi festën e Krishtlindjes për të goditur mbi popullsinë civile.