Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të plagosur pasi një dron rus goditi një autobus në Kharkiv

Kharkiv

Një dron rus ka goditur një autobus në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës herët të premten, duke plagosur gjashtë punëtorë ndërtimi. 

Njëri prej të plagosurve sipas guvernatori i rajonit është në gjendje kritike, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Guvernatori Oleh Syniehubov ka theksuar se incidenti ndodhi pranë qytetit Derhachi, rreth 40 km nga Hlyboke, një nga vendbanimet kufitare ku Rusia hapi një front të ri lufte në maj. 

Mijëra njerëz janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.