Tre persona kanë vdekur në Francë si pasojë e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme, ndërsa pothuajse 2,700 shkolla franceze pritet të mbyllen ose të ndryshojnë oraret e mësimit, teksa autoritetet në mbarë Evropën kanë lëshuar paralajmërime për valë të të nxehtit për të hënën.
Temperaturat në Bordeaux, në jugperëndim të Francës, parashikohej të kalonin 42 gradë celsius të hënën, ndërsa agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” ka njoftuar se 49 rajone administrative do të ishin nën alarm të kuq për vapë ekstreme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po shkojmë drejt të paktën disa ditëve me mot shumë, shumë të nxehtë. Nuk e dimë ende se kur temperaturat do të fillojnë të bien”, ka thënë ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, për kanalin televiziv TF1.
Në Spanjë, agjencia shtetërore meteorologjike AEMET ka lëshuar alarm të kuq për rajonin e Baskisë, ku temperatura në qytetin San Sebastian pritej të arrinte 40 gradë, pothuajse dyfishi i mesatares historike për këtë periudhë të vitit, sipas Reuters Climate Monitor.
“Po shohim temperatura nga 5 deri në 10 gradë mbi normalen për këtë periudhë të vitit, dhe në disa zona veriore madje më shumë se 10 gradë mbi mesataren”, ka thënë Ruben del Campo, zëdhënës i AEMET.
Edhe nata nuk po sillte shumë lehtësim në disa pjesë të Spanjës. Sipas AEMET, temperaturat nuk po zbrisnin nën 25°C, madje në disa vende si provinca jugperëndimore e Almeria po qëndronin edhe mbi 30°C.
Sipas “Climate Monitor”, Evropa ishte të hënën kontinenti më larg normave historike të temperaturës, me një temperaturë mesatare maksimale prej 24°C, ose 4.1°C mbi mesataren e periudhës 1961–1990. Për krahasim, Azia dhe Amerika e Veriut ishin përkatësisht 2°C dhe 1.3°C mbi normën historike.