Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte duke punuar në një objekt ndërtimi dhe sipas dëshmitarëve, gjatë procesit të betonimit është goditur na një pjesë e pajisjes së punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.
“Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyçi.
Që prej fillimit të vitit në vend të punës kanë vdekur 11 punëtorë, me rastin e fundit të regjistruar sot.