Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka bërë të ditur se po largohet nga Zvicra pas një dite negociatash të nivelit të lartë për t'i dhënë fund luftës me Iranin.
“Ekipet tona, duke punuar me iranianët, katarianët dhe pakistanezët, bënë përparim të madh dje. Ata do të vazhdojnë të punojnë në nivel teknik me ekipet këtu në Burgenstock. Dhe më pas ato negociata teknike do të vazhdojnë gjatë javëve dhe ditëve në vijim. Ne donim të krijonim një strukturë për këtë në mënyrë që të kishim mbikëqyrje të duhur politike. Por padyshim, pavarësisht se ky vend është shumë i bukur, nuk mund të qëndroj këtu për 60 ditët e ardhshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVance ka thënë se ekipet negociuese bënë "shumë përparim të mirë" gjatë bisedimeve, duke qëndruar në tryezë pas orës 1:00 të mëngjesit të së hënës.
Vance e ka mohuar se deklaratat bombastike nga presidenti Donald Trump teksa po zhvilloheshin bisedimet në Zvicër, përmbysën negociatat e fundjavës me Iranin.
"Jo, ato nuk shkaktuan problem”, ka thënë Vance nga Obbürgen, Zvicër, pasi përfundoi orë të tëra diskutimesh mbi një marrëveshje përfundimtare.
Trumpi, i cili e ka kaluar fundjavën në Camp David, kishte kërcënuar me sulme të reja ndaj Iranit në një telefonatë me Fox News dhe i ka thënë presidentit të Iranit të "kishte kujdes" ndërsa bisedimet po zhvilloheshin.
Vance e ka pranuar se kjo kishte shkaktuar një ndërprerje të shkurtër të bisedimeve.
"Pati pak kërcënime, pati pak ankesa, por në fund të ditës, bisedimet vazhduan dhe ne bëmë përparim të madh”, ka thënë ai.
SHBA-ja dhe Irani kanë nisur të dielën në Lucern të Zvicrës bisedimet për zgjidhjen e çështjeve më problematike, siç janë programi bërthamor i Iranit dh Ngushtica e Hormuzit.
Bisedimet parashihet në marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve javën e kaluar. Marrëveshja është arritur pas afro katër muajsh lufte.