Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj

Rita Ora

Rita Ora

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se është shumë entuziaste për albumin e saj të ri dhe se po mëson të heqë presionin që i bën vetes gjatë procesit të punës.

35-vjeçarja po punon për albumin e ri, që do të pasojë projektin muzikor të vitit 2023 “You and I” dhe ka thënë se këtë herë po përpiqet ta shijojë më shumë procesin e krijimit të muzikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk mund ta përshkruaj sa e emocionuar jam për këto këngë të reja ... është gjëja më e bukur të bësh këtë punë. Ndonjëherë i bëj vetes shumë presion, por është mirë t’i lësh punët thjesht të rrjedhin. Ne jemi mjaftueshëm të mirë në atë që bëjmë”, ka thënë ajo për The Sun, ka raportuar FemaleFirst.

Ora gjithashtu ka treguar një nga ëndrrat e saj të mëdha, të incizojë një album live në sallën ikonike “Royal Albert Hall” në Londër.

“E dua ‘Royal Albert Hall’. Do të doja shumë të bëja një album live aty ndonjëherë. Është ikonike. Artistë si Adele dhe Raye e kanë bërë. Është diçka që çdo muzikant ëndërron ta bëjë”, ka thënë ylli.

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se po mëson të luajë harmonikë dhe ka marrë këshilla nga muzikanti i grupit The Rolling Stones, Ronnie Wood, ndërsa synon të mësojë edhe kitarën.

Pavarësisht karrierës së gjatë që nga hiti “Hot Right Now” në vitin 2012, ajo ka thënë se ende vazhdon të marrë mësime për vokalin dhe aktrimin.

“Unë jam shumë e disiplinuar në punë. Kur kam performanca, nuk dal dhe nuk shpërqendrohem. Thjesht e dua punën time”, ka thënë Ora.