Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se sulmet e Izraelit ndaj Sirisë dhe Libanit kishin arritur në një pikë ku ato kërcënojnë edhe Turqinë, duke shtuar se "agresioni" i Izraelit përbën një kërcënim për të gjithë botën dhe duhet të ndalet.
Turqia, anëtare e NATO-s, ka qenë dikur nga kritikët më të ashpër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, Gazës dhe Libanit, duke thënë se Izraeli është pengesa më e madhe për paqen rajonale. Ajo ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin dhe ka bërë thirrje për masa kundër tij në gjykatat ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sulmet nga Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës ndaj Libanit dhe Sirisë, e kanë çuar çështjen në një pikë ku ajo kërcënon edhe Turqinë", u ka thënë Erdogan ligjvënësve nga Partia e tij në pushtet, AK, në parlament, dhe ka shtuar se siguria e Ankarasë ishte e lidhur me atë të këtyre dy vendeve.
Erdogan ka thënë gjithashtu se Izraeli po udhëheq një "përpjekje të fshehtë" për të destabilizuar vendet afrikane dhe Mesdheun, duke ndezur "zjarrin e mosmarrëveshjes" në ishullin e ndarë etnikisht të Qipros.
"Askush nuk duhet të ndjekë aventura... Dua që të gjithë ta dinë se nëse të drejtat e Turqisë dhe qipriotëve turq shkelen në Mesdheun Lindor, përgjigja jonë do të jetë shumë e qartë dhe shumë e fortë”, ka deklaruar ai.
Turqia, fqinja e Iranit, ka fajësuar "provokimet" nga Izraeli për fillimin e luftës SHBA-Iran.
Erdogani të mërkurën u ka bërë thirrje fuqive botërore të marrin një qëndrim më të qartë kundër Izraelit, duke thënë se shteti është inkurajuar nga "heshtja e bashkësisë ndërkombëtare".
"Tërheqja e Izraelit brenda kufijve të sundimit të ligjit është bërë një detyrë e përbashkët jo vetëm për disa vende, por për të gjithë njerëzimin", ka deklaruar Erdogan.