Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujkani: Kosova s’e ka komoditetin të humbë kohë, 7 qershori duhet të jetë verdikt për skenën politike

emrush ujkani

Emrush Ujkani, drejtor i Këshillit të Investitorëve Evropianë, ka thënë se Kosova nuk e ka komoditetin që të humbë kohë në agjendën evropiane. Ai ka theksuar se vendi duhet t’i ketë institucionet sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Ujkani ka shtuar se zgjedhjet e 7 qershorit duhet të jenë “verdit” për të gjithë skenën politike, e më pas të bëhet përparim në rrugën evropiane. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendi duhet të ecë më shpejt në atë çka është agjendë e integrimeve evropiane duke marrë parasysh që disa prej vendeve janë duke bë një progres të mirë në këtë agjendë. Kosova nuk e ka komoditetin dhe mundësinë për të humbur në kohë. Ishte shkurti 2025, ishte 28 dhjetori dhe tash jemi në herën e tretë që po testohet demokracia në atë cka është proces zgjedhor dhe del një rezultat... ish dashtë të jetë verdikt që duhet të flejë në gjithë skenën politike dhe vendit t’i jepen institucione të qëndrueshme. Së paku rreth kreut të shtetit të kemi konsensus”, ka thënë ai në “60 Minuta”. 

Ujkani ka deklaruar se Kosova rrezikon të humbë fondet nga Plani i Rritjes nëse nuk mban institucione stabile. 

“Plani i Rritjes ëshët ia afatizuar në periudhë të programit, jo të implementimit. Por, do të rrezikonim shumë të humbnim  edhe ato nëse nuk kemi institucione stabile. Prandaj është jo e rastësishme vizita e Costas dhe mesazhi i tij për spektrin politik që të kemi institucione sa më shpejt”, u shpreh ai. 

Sipas Ujkanit, konsensusi i brendshëm politik për agjendën evropiane nuk është pengesë për përparimin drejt integrimit. 

“Nëse në shumë aspekte të tjera kemi divergjenca dhe mendime të ndryshme, nuk e besoj që konsensusi i brendshëm politik për agjendën evropiane duhet të jetë pengesë për vendet anëtare të BE-së për të ecur Kosova përpara për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave. Nuk besoj që ka mungesë të konsensusit të brendshëm që i vendos pikëpyetje agjendës evropiane të Kosovës”.